Kapet në Itali me 6 kg marijuanë në mjetin me targa zvicerane 23 vjeçari shqiptar

418
Policia Financiare italiane e provincës së Komos ka arrestuar një shqiptar 23 vjeçar me akuzën e trafikut të lëndës narkotike.
Në makinën e tij me targë zvicerane janë gjetur 6 kg marijuanë.
Në komunën Ponte Chiasso gjatë një kontrolli antikonrabandë të Financës së Komës, makina e shqiptarit me targë zvicerane nuk i është përgjigjur shenjës së ndalimit nga ana e policisë, duke u larguar me shpejtësi.
Pas disa minuta ndjekje e pasi ka braktisur makinën duke u larguar në këmbë, shqiptari 23 vjeçar është arrestuar në Komunën Faloppio.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së lëndës narkotike.
Shqiptari 23 vjeçar është arrestuar.
Sigal