Kapet me snajper dhe shotgan, arrestohet një person në portin e Durrësit

109
Sigal

Është arrestuar në Portin e Durrësit një person, i cili është kapur me një arsenal armësh.

Burimet mediatike bëjnë me dije se personi që posedonte armë ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Gjatë kontrollit të bërë nga policia rezultoi se në makinë ishte fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.