Kapet me 30 doza heroinë, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

579
Në prangat e policisë së Vlorë ka rënë një 35-vjecar i cili është arrestuar në flagancë pasi është kapur me 30 doza heroinë. Në pranga ka përfunduar Fatmir Jonuzaj, banues në Vlorë.
Sipas policisë, ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Sigal