Kapet me 3.2 kilogram kokainë në Gjermani, në pranga shqiptari

331
Në një parking afër Bad Feilnbach, Gjermani, është arrestuar një shqiptar me sasi të konsiderueshme droge, që me gjasë ishte duke e transportuar diku, shkruan mangfall24.de. Konkretisht ngjarja ka noddhur në 19 mars, ku nga kontrollet rutinë të inspektoriatit të policisë bavareze, është arrestuar në magjistralen A8, shqiptari 23 vjeçar. Ai ishte duke vozitur drejt jugut, ndërsa kishte vizituar një grua në Dyseldorf pak kohë më parë. Gjatë kontrollit të automjetit Citroen C5 ju gjetën 3.2 kilogram kokainë. 23 vjeçari ndodhet tani në paraburgim dhe lëndën penale e ka marrë në dorëzim Prokuroria e Traunstein, Bavari. Sipas dëshmive paraprake 23 vjeçari ishte dënuar edhe më parë për shkelje të ngjashme ligjore.
Sigal