Kapet gomonia me 500 kg kanabis në Itali, pranga dy skafistëve shqiptarë

692
Një gomone me rreth gjysme ton kanabis është sekuestruar mbrëmjen e kaluar nga policia italiane, ndërsa në pranga janë vënë dy skafistët shqitpare, S.K, 45 vjeç dhe S.F, 34 vjeç.
Gjatë operacionit të Guardia di Finanza në brigjet e San Cataldos, është bërë e mundur kapja e gomones që transportonte drogë nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, mjeti lundrues u pikas pasditen e djeshme rreth orës 18:30, dhe më pas policia u vu në ndjekje të tij.
Lënda narkotike e fshehur nën një mbulesë të plastifikuar, u zbulua gjatë kontrollit të gomones. Dy trafikantët tentuan të arratiseshin sapo pikasën policinë, por për shkak të kushteve të vështira të motit u detyruan të braktisin gomonen e ngarkuar me drogë, por u ndaluan pak minuta më pas.
Sipas mediave italiane, gomonia rreth 7 metra e gjatë, e cila ishte pajisur me një motor të fuqishëm, u konfiskua, si dhe u sekuestrua lënda narkotike.
Ndërsa dy skafistët shqiptarë të arrestuan, u dërguan në ambientet e paraburgimit në Lecce, pasi mbi ta rëndon akuza e “trafikut ndërkombëtar të drogës”.
Mësohet se marijuana e sekuestruar arrin një peshë totale mbi 500 kg, dhe nëse do të nxirrej në treg do të kishte një vlerë rreth 5 milionë euro.
Sigal