Një person me precedentë penalë është plagosur me thikë në Durrës, ndërsa bëhet me dije se tashmë është vënë në pranga autori. I plagosuri është R. Tepshi, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Xhamajka”. Ky i fundit mbeti i plagosur me thikë pas një sherri në një pikë bastesh në Durrës, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin Tan Kazazi. R. Tepshi është person me precedent penal dhe mjaft i njohur në Durrës. Mes dy personave pati debat të ashpër, që më pas përfundoi me përdorimin e thikës. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.