Kapen me heroinë dhe kundërshtojnë policinë, dy të arrestuar në Sarandë

606
Policia e Sarandës dhe e Delvinës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për trafiqet dhe Narkotikët në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar Ibrahim. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një kontrolli policor i janë konstatuar 2 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.
Gjithashtu policia e Delvinës ka arrestuar Ardian.S., 46 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka kundërshtuar forcërisht punonjësit e policisë të Komisariatit Delvinë gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
Sigal