Kapen me drogë, pranga dy vëllezërve në Skrapar

512
Dy vëllezër në Skrapar janë vënë në pranga gjatë një aksioni antidrogë në zonën e Potomit. Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi në flagrancë i vëllezërve Taulant Gorçe, 26 vjeç dhe R.Gorçe, 16 vjeç, banues në Potom të Skraparit. Prangosja e tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Potom, Skrapar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre vijojnë ende hetimet.
Sigal