Kapen 23 kg hashash, në makinën e Federatës Rafting Albania

522
Një sasi prej 23 kilogramë këndë narkotike Canabis Sativa është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në automjetin me targë AA 267 JY të drejtuar nga Fatmir Veizi.
Burime pranë policisë së Beratit bëjnë me dije se mjeti është në pronësi Zamo Spatharas president i Federatës Shqiptare të Rafting, ndërsa Veizi rezulton të jetë i punësuar nga Spathara si shofer dhe instruktor guideë në Federatën Shqiptare të Rafting.
Veç 20-vjeçarit blutë e beratit kanë shpallur në kërkim dhe shtetasin, Bledar Mece, i cili dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka qenë në bordin e automjetit së bashku me Veizin.
Furistrada Hondai me targë AA 267 JY nuk I është bindur postobllokut të policisë në aksin Skrapar-Përmet për të ndaluar dhe pas ndjekjes nga forcat e rendit ajo është braktisur nga drejtuesi.
Policia ka mundur të gjej pranë mjetit 4 thasë me lëndë narkotike cannabis e cila pas peshimit rezultoi 23 kg cannabis. Të dyshuar për posedimin e kësaj lënde narkotike u prangos në flagrancë Fatmir Veizi dhe u shpall në kërkim Mece.
Para hetuesve Veizi ka pohuar se në makinë ndodhej i vetëm dhe nuk ka dhënë detaje për personin tjetër që sipas policisë ndodhej në mjet, ndërsa kur është pyetur se përse ka ikur postobllokut të policisë është shprehur se nuk kishte letra makina.

Sigal