Kapen 2 ton marijuanë në Leçe, arrestohet një shqiptar

412
Të paktën dy ton drogë është kapur nga policia italiane e Lecces. Në pranga ka përfunduar korrieri i drogës, një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Sipas raportimeve në mediat italiane, operacioni policor u krye mbrëmë kur policia u vu ne ndjekje të dy motorëve të ujit në det, në bordin e të cilëve ishte ngarkuar droga. 
Dyshimet janë se droga ishte ngarkuar në brigjet shqiptare. Kultivimi i kanabisit në vend në dy vitet e fundit është përhapur masivisht. Nëse më parë Lazarati njihej si njollë e zezë, tashmë pothuajse në të gjithë vendin ka parcela të kultivuara me lëndë narkotike. Opozita akuzon qeverinë për përfshije në kultivimin dhe trafikun e drogës.
Sigal