Kapen 102 kilogramë drogë, arrestohen 3 persona në Tepelenë

539
Sigal

3 persona janë arrestuar në Tepelenë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Sekuestrohet 102 kilogramë  lëndë  narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e  mundur ndalimi dhe  arrestimi në flagrancë  i shtetasve:

– E.L, 30 vjeç, banues në  Tepelenë;

– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;

-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit   E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.