Kanabisi dhe granatat ‘e fundosin’ shkodranin 62-vjeçar

467
9 granata dhe 37 kg kanabis e kanë ‘fundosur” keq, një 62 vjeçar nga fshati Gimaj i Shkodrës, Gjon Marashin. Policia i ka vënë prangat gjatë operacinit “Limitless-2”.

Arrestimi u bë pasi në datë 25 prill 2017, nga kontrolli i ushtruar në lagjen Gag, në fshatin Gimaj, të Njësisë Administrative Shalë, në oborrin e banesës së shtetasit Gjon Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 37 kg lëndë në gjendje të tharë e dyshuar Cannabis Sattiva
– 194 gramë farë bime të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva,
– 9 granata dore 
– 3 krehëra arme luftarake.

Gjithashtu në një distancë rreth 500 metra larg banesës janë gjetur të hapura 2 parcela, në të cilën ishin 88 gropa me nga 3 fidanë, gjithsej 264 fidanë të dyshuar kanabis.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim policor në lidhje me ngjarjen e datës 20 prill 2017, gjatë operacionit të koduar ‘LIMITLESS’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”, të parashikuara nga nenet 284, 283 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal