Kalonte klandestinë sirianë me kamionçinë, në pranga 21-vjeçari nga Lazarati

518
Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë dije se Mato Proko, banues në fshatin Lazarat, u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan duke transportuar me kamionçinën 6 sirianë, përkundrejt fitimit.

Pas ndalimit, shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.
Sigal