Ka siguri në Shqipëri? 17 vrasje pas daljes nga karantina

92

Me përfundimin e karantinës dhe rikthimin e normalitetit, krimi u rikthye me të njëjtat ritme si para pandemisë. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit në Shqipëri kanë ndodhur 29 vrasje me dashje, 3 më pak në krahasim me një vit më parë.

Nga muaji maj deri në fillim të gushtit kanë ndodhur plot 17 ekzekutime. Pjesa më e madhe e ngjarjeve kriminale janë në Durrës, në Laç, Elbasan, por edhe në Tiranë. Vrasjet më të rënda që kanë ndodhur pas lehtësimit të masave, është ekzekutimi i dyfishtë në Laç, ku u vranë, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Edhe Elbasani iu rikthye ngjarjeve të rënda kriminale me atentatin ndaj Ardjan Çapjes, ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Florian Lamçes.

Tirana u trondit mbrëmjen e 8 qershorit me vrasjen e Hekuran Billës, ndërsa në Durrës u vranë dy vëllezërit Haxhija. Rritja e vrasjeve pas karantinës sipas policisë ka ardhur për shkak të larjes së hesapeve, hakmarrjes apo konfliktet që kanë grupet kriminale me njëri-tjetrin.