Jahti me turistë austriakë jep alarmin: Po mbytemi

588
Sigal

Një jaht me turistë austriake jep alarmin sos për mbytje tre milje larg nga Kallmi.

Alarmi u dha në kapitenerinë e Durrësit. Kërkohet ndërhyrja e rojës bregdetare, raporton gazetarja e News 24, Klodiana Lala.

Sipas informacioneve më të fundit, jahtit i është fikur motori si pasojë e kohës së keqe.

Forca e detit është 6 ballë.

Sapo kanë marrë alarmin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit kanë dërguar mjetin Rimorkiator për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht.

Mësohet se brenda jahtit ndodhen 3 shtetas nga Austria.

Vendndodhja nga u dha alarmi:

Image

Lajm në vazhdim…