Ja kush është shqiptari, truri i vjedhjeve të banesave luksoze

579
Sigal

Media spanjolle “Marca” ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar nga Europol më 16 tetor ku u arrestuan një grup shqiptarësh të cilët grabisnin shtëpitë e yjeve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Sipas medias spanjolle truri i grabitjes së futbollistëve të Real dhe Atletico Madrid është Marjan Zefi.

Zefi ka qenë pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti Joze Luis Morenon në vitin 2007, ku e qëlloi atë me sëpatë.

Në atë periudhë Zefi ishte pjesë e grupit të Astrit Bushit, laçjanit që vrau edhe një polic të RENEA-s në vitin 2001, Altin Balozi.

Zefi dhunoi me një sëpatë yllin e televizioneve spanjolle, Joze Luis Moreno në 2007, i cili përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Yjet e Real Madrid dhe Atletiko Madrid si Karim Benzema, Alvaro Morato, Thomas Partey, Zinedine Zidane, Casemiro, Isco, ranë pre e këtyre grabitjeve, ku nuk kanë munguar as vjedhjet e sendeve me vlerë si medaljet e Champions, ora të shtrenjta, kasafortë, etj.

Europol publikoi pamjet e arrestimit të shqiptarëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një spanjolle, e cila dyshohet se ka lidhje dashurie me njërin prej të arrestuarve.