Ja çfarë ndodhi në Velipojë/ Dalin detaje të reja

492
Sigal

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku ka pasur të shtëna të shumta me armë.

Krizat në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie, por edhe forcat e FNSH që janë të stacionuara prej muajsh në qytetin e Shkodrës.

Deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

E gjithë zona është rrethuar dhe dyshimet e para janë që aty të ketë pasur një përplasje me armë mes disa personash.

Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje

Po ashtu bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë, por detaje të reja për ngjarjen pritet të mësohen nga momenti në moment.