Italiani përplas makinën e policisë, efektivi vlonjat mbetet i plagosur

448
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një makinë policie.
Automjeti i tipit Honda drejtohej nga një shtetas italian dhe ka goditur një makinë të patrullës së policisë. Nga aksidenti nuk ka të plagosur në gjëndje të rëndë, por mësohet se polici që po drejtonte makinën ka mbetur i dëmtuar lehtë nga incidenti.
Italiani ka hyrë në rrugën kryesore pa kontrolluar më parë trafikun e për pasojë është përplasur me makiën e policisë.
Sigal