Itali: Tenton të vjedhë apartamentin, bie nga 10 metra lartësi shqiptar

477
Një i ri shqiptar është plagosur rëndë teksa përpiqej të grabiste një banesë në Itali. Ngjarja është regjistruar në Rimini, ‘Miramare’ ndërmjet rrugëve ‘Parisi’ e ‘Stoccolma’ kur një i ri 20-vjecar ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në tentativë për të hyrë nga jashtë murit në një apartament.

I riu u gjet i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë telefonuar ambulancën dhe policinë. Mjekët i dhanë ndërhyrjen në cast dhe më pas e transportuan në spitalin e Riminit. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal