Itali, shqiptari qëllon me thikë gruan, gjendet i vdekur pranë një peme

432
Një tjetër ngjarje me autor shtetas shqiptar ka ndodhur në Itali, në komunën Kolorno në provincën e Parmës. Një 54-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçar teksa gdhihej data 2 nëntor. Pas një grindjeje të dhunshme familjare, me motive ende të pazbardhura, shqiptari ka goditur disa herë në gjoks me thikë bashkëshorten e tij. Ajo është transferuar me urgjencë në spitalin Maxhore të Parmës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike e momentalisht gjendet në repartin e reaminacionit në prognozë të rezervuar shëndetësore. Shqiptari 54 vjeçar pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur duke u vënë në kërkim nga forcat e policisë italiane. Në mëngjesin e sotëm trupi i tij është gjetur pa jetë nën një pemë jo shumë larg kishës Shën Liborio. Në trupin e shqiptarit nuk ka shenja dhune, fakt që sjell dyshimet e një vetëvrasjeje apo të një shkaku shëndetësor që ka shkaktuar vdekjen. Policia e Parmës po heton për zbardhjen e motiveve të vdekjes së shqiptarit, duke mos përjashtuar asnjë pistë.
Sigal