Itali, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës

447
Operacioni i koduar “SBIFF” i policisë italiane ka çuar më 20 korrik 2015 në shkatërrimin e një bande shqiptare me aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike e kryesisht të kokainës.
Hetimet e këtij operacioni të nisura në fillim të korrikut të 2014 kanë çuar në mëngjesin e sotëm në ekzekutimin e 16 urdhëra arrestimi, 10 prej tyre të vënë nën pranga e 6 të tjerë nën arrest shtëpie, në zonat e Romës, Viterbos, Amelias, Agropoli Peruxhias e Salernos.
Falë këtij operacioni u zbulua një rrjet i vërtetë i trafikimit e të tregtimit të kokainës, administruar nga shqiptarë që kontrollonin të gjithë territorin e rrethinat e qytetit të Viterbos. Banda përbëhej nga 13 shqiptarë, nga dy italianë e një nënshtetas rumun.
Kokaina trafikohej e tregtohej kryesisht në lokalet e natës e diskotekat e territorit të Viterbos. Në këtë operacion u impenjuan mbi 100 agjentë të policisë e një helikopter. Akuza për 14 persona të kësaj bande është “Trafikim e tregtim i lëndëve narkotike”, ndërsa për dy të tjerë i shtohet dhe akuza e “Kërcënimit e mashtrimit”.
Sigal