Itali, shkatërrohen 3 grupe kriminale shqiptare, sekuestrohen 130 kg kokainë

410
Sigal

Antidroga italiane e Policsë së Breshias ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm fazën e fundit të operacionit të koduar Boca, akronim i fjalës Breshia Operacion Kriminaliteti Shqiptarë.

Hetimet e këtij operacioni kanë shkatërruar 3 grupe kriminale shqiptare narkotrafikantësh me shtrirje në disa vende.

Në pranga janë vënë 56 persona e janë sekuestruar 130 kg kokainë e disa armë zjarri.

Gjithashtu janë sekestruar pasuri në vlerë mbi 1 milionë euro e disa biznese.