Itali, sërish drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 800 kg hashash, prangosen 15 persona

601
Sigal
Një aksion i madh antiodrogë i policisë italiane është zhvillura në zonene e Brindizit. Sipas burimeve policore arrestuar disa përsona italianë dhe shqiptarë për trafik droge nga shqipëria në drejtim të italisë. Po sipas burimeve policore janë sekuestruar 800 kilogramë hashash dhe janë bllokuar edhe skafe me të cilat trafkantët kanë bërë të mundur transportin e drogës në brigjet e Italisë. Nga hetimet paparpake mesohte se shumica e ndaluarve nga policia italiane, janë shtetas shqiptarë.

Hetimi ka filluar në shkurt 2017 dhe ka përfunduar në gusht të vitit të ardhshëm, cka bëri të mundur të zbulohen dy grupe të veçanta kriminale të përfshirë në kontrabandën e drogës nga Shqipëria. Veprimtaria hetuese, në veçanti, bëri të mundur arrestimin e katër subjekteve për posedim në flagrancë të krimit me qëllim të trajtimit të drogës; kapjen në total prej 800 kg marihuanë, dhe dokumentimin në mënyrat e ndryshme të transportit, nëpërmjet përdorimit të skafeve për transportin Shqipërisë në brigjet e Pulias, dhe nëpërmjet përdorimit të Tir, për transport në nivel kombëtar.
NOA