Itali, kapet shqiptari i shumëkërkuar, fshihej në një fermë

471
Sigal

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali për shkak se kishte thyer dy urdhër arresti duke i shpëtuar policisë. Elton Bellova u kap i fshehur në një shtëpi pranë një ferme nga policia e Caivanos në “Nacropoli”.

Ai ndodhej në arrati që nga 5 tetori i vitit 2013 kur mundi t’i shpëtojë një urdhër arresti në Peruxhia për trafik droge. Sipas “ilmattino.it”, ndaj 25-vjeçarit ishte prerë një tjetër urdhër arresti në maj të vitit 2012.