Itali/ 16-vjeçari shqiptar plagoset gjatë tentativës për të grabitur banesën

514
Sigal

Një shqiptar 16-vjeçar është plagosur me pistoletë mbrëmjen e së premtes në Itali. I riu është dërguar me makinë private në spital nga disa miq të tij dhe më pas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, shkruajnë mediat italiane, ndërsa dyshohet se plagosja ka ndodhur gjatë një tentative për grabitje në një prej vilave të zonës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të pasdites së të premtes kur banda e grabitësve të bindur se në vilë nuk ishte askush kishin hyrë për të kryer vjedhjen.

Ka qenë djali i pronarëve të vilës, 29 vjeçari Andrea Pulone që pasi ka nuhatur grabitësit, ka qëlluar 5 herë me një pistoletë tip Glock të kalibirit 40 të cilën e zotëronte me leje të rregullt.

Më pas ka telefonuar policinë duke i informuar se ka qëlluar kundër personave që tentuan t’i grabisin shtëpinë.

Rreth 30 minuta pas ngjarjes një automjet ka braktisur në hyrje të spitalit Gemelli, 16 vjeçarin Enrico.P, duke u larguar më pas pa lënë gjurmë.

Policia italiane ka sekuestruar kamerat e sigurisë në hyrje të spitalit për të identifikuar personat që e braktisën.

16 vjeçari shqiptar është i plagosuri i parë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “mbi të drejtën e mbrojtjes së ligjshme ndaj kujtdo që tenton të grabisë pronën private”.

Ky ligj u propozua nga Parita Lidhja e nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini dhe u firmos pak orë më parë nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.