Ishte në kërkim nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 57-vjeçari

387
Policia e Durrësit ka ndaluar një person të shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur ndalimin e 57-vjeçarit Eduart Daiu nga fshati Rrushkull me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.
I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal