Ishte duke shkuar në stan, 69-vjeçari nga Himara rrëzohet aksidentalisht dhe humb jetën

117
Sigal

Një 69-vjeçar ka ndërruarjetë mbrëmjen e sotme në Himarë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bolenë, teksa i moshuari ishte duke

shkuar për në stanin e tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.