Ish lojtari i kombëtares Tepshi, ekstradohet në Itali për drogë

431
Ish-lojtari i kombëtares së moshave dhe disa ekipeve në Shqipëri Guido Tepshi është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine.
Guido Tepshi u arrestua më korrik nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë italiane.
Guido Tepshi u arrestua bashkë me shtetasit Kastriot Dyrmishi 32 vjeç, Artur Tepshi 49 vjeç, Edmond Tepshi 52 vjeç, Guido Tepshi 24 vjeç, Luan Tepshi 46 vjeç dhe Laert Teneqexhi 25 vjeç.
Futbollisti 24-vjeçar nga Durrësi akuzohet nga Itali si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar 15 kokainë nga Holanda në Itali në periudhën korrik 2013-qershor 2014.
Ai ka luajtur me disa skuadra me Teutën, Lushnjën, Kastriotin, Kamzën, Apoloninë dhe për pak kohë me ekipin e Bohemians Praga, në Çeki.
Sigal