Identifikohet vajza që humbi jetën tek Kthesa e Patosit, është nga Orikumi

459
Një vajzë 23-vjeçare humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Patos-Fier.
Disa orë pas aksidentit, policia mundi të bëjë të mundur identifikimin e vajzës së pajetë. Ajo është 23-vjeçarja me inicialet M.H nga Orikumi i Vlorës.
Përmes një informacioni paraprak policia thotë se rreth orës 03:15, tek “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal automjeti tip “Benz” me targë AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, Taulant Ershani, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës
Sigal