I zhdukur prej marsit, 35-vjeçari gjendet i groposur

263
Sigal

Trupi i pajetë i një 35-vjeçari shqiptar, i cili rezultonte i zhdukur prej muajit mars në Shqipëri, është gjendur i groposur në periferi të Shkupit.

Sipas informacioneve, identiteti i viktimës, i cili dyshohet se është vrarë dhe më pas groposur në Maqedoninë e Veriut i përket Riku Beut, 35-vjeçarit që jetonte me familjen e tij në fshatin Kryevidh të Kavajës.

Trupi i tij u gjetur disa ditë më parë. Një punonjës policie ka njoftuar familjen e 35-vjeçarit, e cila u nis për në Shkup duke bërë dhe konfirmimin për identitetin e viktimës.

Autoritetet në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë dhe prej analizës së ADN-së marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut.

Policia shqiptare dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij, ku Riku Beu rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020 në Shqipëri.