I vihet flaka gjatë natës mjetit në Shkodër, policia shoqëron disa persona

501
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës . Mjeti tip Ford me targa AA 368 RA në pronësi të shtetases më iniciale A L ishte i parkuar pranë banesës në rrugën ” Qemal Draçini” .

Burime nga vëndi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qënë i qëllimshëm . Mjeti më parë është spërkatur me lendë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor.

Informacion Paraprak

Me datë 18.09.2018, ora 01.30, jemi njoftuar se në lagje “Vojo Kushi “ ka rënë zjarr në automjetin tip Ford me targë AA 368 RA, i cili është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetases A. L. banuese në fshatin Stajke bashkia Vau i Dejës.

Menjëhere është nderhyrë nga shërbimi MNZ, dhe po kryejn veprimet me grup hetimor për gjetjen dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.