I riu shqiptar u kap me drogë në Itali, dënohet me 1 vit burg

16
Sigal

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Policia vuri re të riun shqiptar në Olmo, teksa po priste dikë dhe i bënë një kontroll.

Në një kontroll personal dhe më pas në shtëpi, atij iu gjetën 20 doza kokaine, 1790 euro dhe një telefon celular, një peshore dhe një material për paketimin e lëndës narkotike.

Shqiptari u dënua me një vit burg dhe 1000 euro gjobë.