I riu qëllon me breshëri automatiku në mes të Lezhës, policia i shkon në shtëpi dhe…

585
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi qëlloi me automatik në ajër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lalm.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi shtetasi Dritan Ndreca, 27 vjeç, në ambientet e jashtme të banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e proves materiale iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik , 79 fishekë dhe 2 krehëra.
Në vijim të hetimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Ndreca, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Sigal