I riu me “Benz” përplas këmbësorin në mes të qytetit, humb jetën rrugës për në spital 48-vjeçari

518
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë paradite në qytetin e Ballshit.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur orës 13:15, kur shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë 48-vjeçari ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u transportua për në Spitalin Rajonal Fier, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.