I dyti që nga nisja e pandemisë, humb jetën nga koronavirusi një karabinier 47-vjeçar

339
Sigal

Një tjetër viktimë e koronavirusit në mesin e forcave të rendit në Itali. Në Bergamo një karabinier 47-vjeçar ka vdekur gjatë natës. Ai ishte shtruar në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo. Karabinieri ishte në shërbim prej vitesh në qendrën operative të komandës provinciale. I martuar, ai la pas një vajzë 10- vjeçare.

Karabinieri Claudio Polzoni u nda nga jeta në mbrëmje vonë të enjten, për shkak të komplikacioneve nga një pneumoni prej koronavirusit. Forca e Karabinierëve “shpreh ngushëllimet e saj të thella dhe vajton vdekjen e dytë për shkak të kësaj sëmundje të tmerrshme”. Ushtaraku në shërbim në qendrën e operacioneve në Bergamo për gati dhjetë vjet, ishte një referencë për kolegët që ishin në patrullim në zonën e Bergamos dhe për të gjithë ata që iu drejtuan 112 për ndihmë, këshilla ose thjesht siguri: “Një jetë kushtuar familjes, tjetrit, komandës dhe komandanti i përgjithshëm dhe e gjithë forca mblidhen fort rreth dhimbjes së familjes së ushtarakut”.