I djeg qëllimisht makinën një vajze, zbulohet 24-vjeçari

283
Gjendet në lagjen “24 maji” të Vlorës, e djegur, makina e një vajze nga Vlora, e cila e parkonte atë në një pikë riciklimi mbeturinash.

Policia zbuloi autorin, Resul Zeqiri, 24 vjeç, banor i Vlorës dhe faktin se makinën e kishte djegur qëllimisht.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Më datë 02.09.2017, rreth orës 09:00, në Sallën Operative të D.V.P.Vlorë ka ardhur një telefonatë se në lagjen ”24 Maji”, gjendet një automjet i djegur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka konstatuar të djegur pjesërisht një automjet tip Iveko me targa VL 1039 D, në pronësi të shtetases E.S..
Automjeti ka qënë i parkuar brenda një pike grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qënë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme.
Lidhur me këtë rast policia nisi hetimin intensivisht për vënien përpara përgjegjësisë, shkakëtarin e zjarrvënies së qëllimshme të automjetit.
Në përfundim të hetimit Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin :
Resul Zeqiri, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr’, parashikauar nga neni 151 i Kodit Penal.