I dënuar në Itali me 24-vite burg për vrasje, Gjykata e Apelit jep masën e sigurisë për Ilir Pajën

117
Sigal

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 49-vjeçarin Ilir Paja, 49-vjeçarin, i cili u arrestua në Laprakë më 3 nëntor për llogari të autoriteteve italiane. Paja rezulton i dënuar në itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, ku dhe ka marrë një dënim prej 24-vitesh.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 03.11.2022, nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore Tiranë, është bërë arrestimi i shtetasit me iniciale I.P, për qëllim ekstradimi mbi bazën e  vendimit penal të dhënë  nga Gjykata e Milanos, Itali, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga ligji italian.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I.P, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 2324 Akti, datë 05.11.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale I.P.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit I.P, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495 të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit në Itali.

Çështja u shqyrtua në gjykatën e apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale I.P, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për tu paraqitur në pilicinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Emona Muçi, me vendimin nr. 1026 datë 24.11.2022, referuar edhe nenit 494 pika 6 të Kodit Proçedurës Penale, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 2324 akti, date 05.11.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Tirane, duke i caktuar personit të arrestuar masen e sigurimit personal “arrest ne burg” me afat 40 ditor.
– Kunder vendimit lejohet rekurs ne Gjykaten e Larte brenda 45 diteve duke filluar ky afat nga e nesermja e komunikimit te vendimit.