“I dënuar me katër vite burg”/ Kapet në Itali 26-vjeçari shqiptar në kërkim

110
Sigal

I shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare, një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar në Riete të Italisë.

26-vjeçari ishte i dënuar me katër vjet heqje lirie për kultivim kanabisi.

Sipas raportimeve për mediat, shqiptari është ndaluar nga një kontroll rutinë i policisë italiane ku pas kontrolleve ka rezultuar së është i shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare.

Drejtësia italiane ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.