I bie shtylla në kokë, shqiptari në Greqi në gjendje të rëndë

18
Sigal

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Greqi, ku një punëtor shqiptar është plagosur rëndë pasi është goditur nga një shtyllë.

Ngjarja ka ndodhur pas depos së Bashkisë së Korinthisë, ku shqiptari po kryente punimet e montimit të shtyllave dhe aksidentalisht një shtyllë ka rënë dhe e ka goditur në kokë.

Mediat vendase shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar është transportuar në spital, me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë.

Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës sipas të njëjtave burime. Sakaq një hetim ka nisur nga autoritetet për rastin në fjalë.