Hyri në det për tu larë, humb jetën pushuesi polak në Durrës

191
Sigal

Një pushues polak është mbytur në detin e Durrësit.

Sipas informacionit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku dyshohet se shtetasi polak i identifikuar me inicialet J. B., 68 vjeç kishte hyrë për t’u larë dhe është mbytur.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2021, rreth orës 16:40, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi polak J. B., 68 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.