Humb jetën një tjetër person nga koronavirusi në Shqipëri

322
Sigal

Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi në Shqipëri.

Viktima është Ndue Marinaj, 48 vjeç, i cili është konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek spitali Infektiv.

Marinaj ishte me origjinë nga Puka dhe ka në bashkëpronësi një biznes në Tiranë.

Dyshohet se Marinaj është infektuar nga një kontakt me pacientin zero.