Gruaja u gjet e pajetë në tualet, arrestohet bashkëshorti si i dyshuar

408
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga si të dyshuar bashkëshortin e gruas që u gjet e pajetë në mobilerinë në pronësi të të shoqit. Mesditën e të hënës në tualetin e dyqanit në Melgushë të Shkdorës u gjet e pajetë 45-vjeçarja S. Sula. Pas ekzaminimit mjekoligjor në trupin e viktimës ishin gjetur shenja, çka tregonin se ajo ishte vrarë. Ditën e sotme policia ndaloi bashkëshortin e saj Sadetin Sula, 47 vjeç. Hetimet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Sula dyshohet se ka vrarë duke mbytur me duar bashkëshorten e tij ndërsa nuk dihet ende motivi. Mbi 47-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.
Sigal