Sigal

Nga Athina, Shpëtim Zinxhiria

Për 2018-n policia greke ka dëbuar 6.564 emigrantë shqiptarë, një numër që duket se vjen me një ulje të ndjeshme në krahasim me 2017-n, vit në të cilin u dëbuan 11.161 shqiptarë, shifër që përbën edhe numrin më të madh të dëbimeve që nga 2001, kur ishin dëbuar 2.957 shqiptarë. Që nga 2001 e më pas ka pasur një rritje të ndjeshme të dëbimeve të shqiptarëve nga Greqia. Por… Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, polica greke ka kthyer 799 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme për muajin dhjetor të 2018-s. Në kurriz të këtyre vendeve të treta kanë qenë vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në Greqi, përmes programeve vullnetare të riatdhesimit nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe dëbime të detyruara nga shërbimet e policisë greke.

Për muajin dhjetor të 2018-s, ashtu si çdo muaj, policia greke ka dëbuar: 352 shqiptarë, 85 irakianë, 83 gjeorgjianë, 53 pakistanezë, 33 algjerianë, dhe 32 iranianë. Në përgjithësi për vitin 2018 janë dëbuar 12,744 emigrantë ilegalë, nga këta ishin shtetas shqiptarë. Për 2017-ën, nga Greqia u dëbuan 11.161 shqiptarë, i cili përbën edhe numrin më të madh që nga 2001. Nga viti në vit numri i dëbimeve të shqiptarëve kishte ardhur në rritje, ndërsa për 2018 ka një ulje të ndjeshme me 6.564 persona.

Dëbimet ne vite:

2001….2.957

2002….4.298

2003….5.40

2004….5.044

2005….5.359

2006….4.319

2007….4.709

2008….6.565

2009….11.505

2010….13.665

2011….17.955

2014….9.628

2015….9.667

2016….10.324

2017….11.161