Greqia në alarm, banorët e zonave kufitare në Devoll po presin pyjet

280
Sigal

Qeveria greke ka  urdhëruar forcat e kufirit të rrisin kontrollet dhe të kërkojnë ndihmën e ushtrisë për zonën kufitare të Devollit, pasi sipas informacioneve dhe pamjeve të filmuara, banorë shqiptar të kësaj zone po grabisin dhe presin pyjet në teritorin grek.  Investigimi i bërë nga T.CH tregon se këta banorë kanë mbështetjen dhe shtysën nga kryebashkiaku i Devollit i cili është edhe banor i kësaj zonë. Madje shqetësimin e tyre pala greke e ka përcjell edhe  strukturave të policisë evropiane ,në mënyrë  që tu kërkojnë palës shqiptare bllokimin e menjihershëm dhe goditjen e traikur të lëndrës drusore. Madje pala greke po shikon mundësinë e bllokimit të pikës kufitare dhe të punonjësve sezonalë që punojnë në Selanik dhe rrethinat e zonës së Devollit dhe Kolonjës. Të pyetur për këtë situatë deputetët e qarkut dhe kryebashkiaku i Devollit, janë treguar indiferent ,ccka të bënë të besosh se janë pikërisht  këta drejtues që nxisin këto veprime duke krijuar një situatë të vështirë mes dy vendeve. Së shpejti do të paraqesim me fakte dhe prova të regjistruara masakrën dhe transportin me karvanët e kafshëve që bëjnë transportin nga kufiri grekë drejt fshatrave kufitare.