Greqi, policia arreston dy bullgarë në Igumenicë për kontrabandë heroine

590
Dy shtetas bullgarë u arrestuan në portin e Igumenicës, në veri të Greqisë, ndërkohë që po përpiqeshin të kontrabandonin nëntë kilogramë heroinë jashtë vendit.
Policia kontrolloi makinën e një 65-vjeçari bullgari, i cili udhëtonte me një grua, 72 vjeçe, drejt Ankonës, Itali.
Oficerët e policisë gjetën një numër pakosh ku ishtin futur 9,18 kilogramë heroinë, mes sediljeve të shoferit dhe pasagjerit.
Dy qytetarët bullgarë u arrestuan dhe droga u konfiskua, ndërkohë që autoritetet portuale të Igumenicës filluan hetimet e rastit.
Sigal