Greqi, kapen 3 shqiptarë me drogë

458
Sigal

Policia ka sekuestruar 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni antidrogë u zhvillua në Kostuar, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën.

Janë sekuestruar 2 çanta që përmbanin 4 pako me 30 kg 900 gram marijuane. Jane arrestuar 3 shqiptare 24, 29 dhe 37-vjec.  Po ashtu janë sekuestruar edhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celulare, 5 karta SIM.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 10.8 ton marijuanë që vinte nga Shqiperia.