Greqi, arrestohen dy shqiptarë për trafik droge

548
Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë si të lidhur me trafikun e drogës ne këtë vend.
Pas arrestimit të dy shqiptarëve bëhet e ditur se edhe një tjeter është shpallur në kërkim nga policia gjatë dy operacione të ndryshme antidrogë të policisë greke.
Në ishullin Rodos një shtetas shqiptar u arrestua nga policia greke dhe një tjetër u shpall në kërkim për trafik droge.
Policia sekuestroi 312 gr kokainë, 1700 euro, një automjet dhe dy motocikleta që përdoreshin për shpërndarjen e drogës.
Nga ana tjetër dy shtetas grekë dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga policia në afërsi të Kapshticës.
Sigal