Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kukur në Gramsh.

Shtetasti L.SH, 39 vjeç është gjetur i vetëvarur në  banesë me shenja jete, ku  gjatë  rrugës  për në Spitalin e Gramshit, ka ndëruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko – ligjor, rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga donjë faktor tjetër përveç atyre si pasojë e vetëvarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut, ku nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi L.Sh., dyshohet se vuante nga depresioni.