Grabitja e Rinasit/ Një imam mes të arrestuarve, shkak miqësia me …

541
Sigal

Një nga të arrestuarit si bashkëpunëtor i grabitjes së Rinasit, Oltion Veseli mësohet të ketë përfunduar studimet fetare dhe të ketë qenë hoxhë në xhaminë e Krujës për një periudhë të caktuar, para shumë kohësh.

Ndërkohë që vëllai i të arrestuarit, Ermal Veseli, është pronar i një pizzerie në zonën e Fushë-Krujës, ‘Pizzeria Kupa Hallall’.

Nxitur nga emir i picerisë, mësohet se vëllezërit Veseli të kenë lidhje me Dash Kupën, personin e arrestuar në vitin 2017 si bashkëpunëtori i grabitjes së autoblindave të cilat transportonin para të bankave të nivelit të dytë.

Kujtojmë që në 2017 janë arrestuar dhe dënuar dy besimtarë mysliman në grabitjen e autoblindave me para në rrugën e Rinasit.

Lidhur me grabitjen e Rinasit, Oltion Veseli është shoqëruar në polici së bashku me vëllezërit e tij.

Ndërkohë dy vëllezërit e Oltion Veselit janë liruar, sipas burimeve të prokurorisë Oltion dyshohet të jetë bashkëpunëtorë në grabitje.