Grabitja e 2 milionë eurove në Rinas, zgjaten hetimet për tre muaj

578
Duke mos qene plotësuar akoma dosja e hetimit dhe vlersimit të grabitjes në Rinas Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë edhe për tre muaj hetimet për ngjarjen e shkurtit 2017, ku në Rinas u grabitën paratë e një banke brenda një blindi sigurie.
Grabitja spektakolore u krue në një kohë rekord dhe aty dyshohet se u vodhën mbi 2 milionë euro. Kjo ngjarje ndodhi në 2017, dhe për këtë ngjarje janë arrestuar deri tani 3 persona.
Krimet e Rënda kanë dorëzuar në Gjykatë një kërkesë për të zgjatur hetimet. Të arrestuarit janë Fation Xhyliu, Ernest Kupa, Ditjon Memlika. Avokatët e të arrestuarve kanë thënë për mediat se do e apelojnë vendimin pasi sipas tyre nuk ka më asnjë detaj për të hetuar.
“Pse i zvarrisni? Nuk ka më asnjë detaj për të hetuar, do e apelojmë vendimin”,-kanë thënë avokatët e ta dyshuarve për këtë ngajrje.
Sigal